Renova – Shkëndija luhet të shtunën nga ora 13:00

Sport November 21, 2017 - 14:46

Derbi lokal i xhiros së 17-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë ndërmjet Renovës dhe Shkëndijës do të luhet të shtunën në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 13:00.

Edhe pse xhiroja e radhës është caktuar për ditën e diel, takimi në fjalë do të luhet një ditë më herë pasi skuadra nga Xhepçishti që është mikpritëse e kësaj sfide prej fillimit të këtij sezoni ndeshjet si vendase i luan ditëve të shtuna. /Zëri/

Image