Bostoni, 16 fitore rresht

Sport November 21, 2017 - 13:50

Bostoni nuk e ka ndërmend të ndalet. Celtics e kanë regjistruar fitoren e 16-të radhazi, duke fituar ndaj Dallasit vetëm pas vazhdimeve falë një Kyrie Irving të jashtëzakonshëm, i cili i realizoi 47 pikë.

Nga ana tjetër, Mavericks u dorëzuan në fund përballë “stuhisë” së NBA-së këtë sezon, shkruan zeri.info.

Clevelandi vazhdoi të vrapojë, duke e shënuar fitoren e pestë rresht, pa e kërkuar mrekullinë e LeBron James.

Thunder luajtën zbehtë dhe u mposhtën nga New Orleans, përkundër dyshifrorit të trefishtë të Westbrook.

Philadelphia e “asfaltoi” Utahun, ndërsa fitore shënuan edhe Washingtoni, Indiana, Denveri e Portlandi.

Minnesota e Clippes humbën sërish, duke e rritur serinë e humbjeve në 9 radhazi.

Rezultatet: Dallas – Boston 102-110, Detroit – Cleveland 88-116, New Orleans – Oklahoma City 114-107, Philadelphia – Utah 107-86, Milwaukee – Washington 88-99, New York – LA Clippers 107-85, Charlotte – Minnesota 118-102, Orlando – Indiana 97-105, Memphis – Portland 92-100, Sacramento – Denver 98-114 e San Antonio – Atlanta 96-85. /Zëri/