Duhej ta kisha shkarkuar Venturan pas pjesës së parë me Suedinë

Sport November 20, 2017 - 15:40

Caarlo Tavecchio, i cili sapo ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Federatës Italiane të Futbollit thotë se është dashur ta shkarkojë trajnerin Giampiero Ventura pas përfundimit të pjesës së parë në ndeshjen kthyese të barazhit të Botërorit ndaj Suedisë në “San Siro”, transmeton zeri.info

Italia nuk arriti të kualifikohet në Kupën e Botës pas 60 viteve, duke humbur me rezultatin e përgjithshëm 1:0 në ndeshjet e barazhit kundër Suedisë javën e kaluar.

Tavecchio gjithashtu shprehet se kishte dashur ta emërojë Marcello Lippin si përzgjedhës të Italisë, e jo Venturan.

“Kam thënë gjithmonë që Tavecchio zgjedh përzgjedhësin, por ju e dini që unë nuk e zgjodha atë. E kam paguar shtrenjtë zgjedhjen e Venturas”, deklaroi Tavecchio.

“A kam bërë ndonjë gabim? Që nuk kam intervenuar në ndeshjen e luajtur në ‘San Siro’ për ta ndërruar trajnerin”, shtoi ai./Zëri