Hamsik kërkon fitore ndaj Shakhtarit

Sport November 20, 2017 - 12:16

Mesfushori i Napolit, Marek Hamisk thotë se klubi i tij e di se vetëm fitorja do t’i kryej punë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve të martën ndaj Shakhtarit, transmeton zeri.info 

Klubi italian do të eliminohet nga kompeticioni më prestigjioz evropian nëse nuk arrin të fitojë ndaj ukrainasve.

Shakhtari zë vendin e dytë në grupin F me 9 pikë, kurse Napoli gjendet në të tretin me 3 sosh.

“E dimë se vetëm fitoja do të na kryej punë dhe ne duhet të bëjmë më të mirën që ta arrijmë atë”, deklaroi reprezentuesi sllovak.

“Kundër Milanit, një ekip me kualitet, ne morëm tre pikë dhe jemi të lumtur që tashmë kemi 11 fitore, por edicioni është i gjatë. Ne duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë dhe të qëndrojmë të përqendruar”, shtoi ai./Zëri