Lëndimi im ishte shumë i rëndë

Sport November 20, 2017 - 10:43

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Zlatan Ibrahimovic thotë se tifozët do të habiteshin nga rikthimi i tij në fushë të shtunën nëse do ta dinin se çfarë lëndimi kishte pasur, transmeton zeri.info

Ish-reprezentuesi suedez, i cili u rikthye nga një lëndim i gjurit në sfidën e fituar 4:1 të “djajve të kuq” kundër Newcastles, shprehet se lëndimi i tij në gju ishte edhe më i rëndë sesa që ishte bërë e ditur në fillim.

“Nëse njerëzit do ta dinin lëndimin e vërtetë, ata do të ishin të befasuar që unë po luaj. Ishte më shumë sesa vetëm gjuri, por do ta mbaj për vete, kjo është arsyeja pse nuk preferova të flas për këtë”, deklaroi Ibrahimovic.

“Në shërimin tim nuk kam përshpejtuar asgjë. Kam qenë jashtë për 6 muaj e gjysmë. Kam ndjekur protokollin dhe agjendën ditë pas dite. Sekreti i vetëm ka qenë puna e madhe”, shtoi ai./Zëri