Pogba nuk është as afër nivelit të Gerrardit

Sport November 20, 2017 - 10:28

Trajneri i Neëcastle Unitedit, Rafael Benitez thotë se mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba duhet ta tregojë veten në vazhdimësi për t’u radhitur në mesin e më të mirëve, transmeton zeri.info

Ish-trajneri i Liverpoolit shprehet se Pogba nuk mund të konsiderohet futbollist i klasit të lartë dhe nuk është afër nivelit të Steven Gerrardit.

Francezi sapo është kthyer nga lëndimi në ndeshjen e fituar 4:1 të Manchester Unitedit ndaj Newcastles të shtunën dhe ka realizuar një gol dhe një asistim në këtë sfidë.

“Pogba është një lojtar i madh, por ende duhet të jetë i qëndrueshëm për disa vite si Stevie që ishte për 10 apo 15 vite”, tha Benitez. “

Pogba nuk është lojtari im, kështu që nuk më nevojitet të flasë shumë për të. Ai është një lojtar i madh, ashtu siç janë pjesa më e madhe e lojtarëve të Manchester Unitedit. Por, unë jam i përqendruar që të përmirësoj lojtarët e mi”, shtoi ai./Zëri