Skuadra kosovare turpërohet në Evropë

Sport November 19, 2017 - 19:23

Istogu është eliminuar nga Challenge Cup në mënyrë të turpshme, shkruan zeri.info.

Skuadra kosovare e hendbollit është mposhtur nga ekipi holandez, Virto/Quintus në dy ndeshje, të zhvilluara të shtunën dhe të dielën.

Ndeshjen e parë holandezet e fituan me rezultat 36:13, ndërsa atë të dytë fituan me rezultat po ashtu të thellë, 40:21.

11 golat e Elma Kamerit ishin të pamjaftueshme dje për istogaset, derisa te vendëset u shqua Lisanne Zwinkels me 9 gola. /Zëri/