Klubi i xhudos ‘Polici’, më i miri për kadetë në grupmoshat U-18!

Sport November 19, 2017 - 14:50

Dje në Podgoricë të Malit të Zi është mbajtur turneu ndërkombëtar “Dr. Scepan Simanic”, në të cilin kanë marrë pjesë 32 klube dhe 300 garues nga shtetet si: Shqipëria, Mali i Zi, Kroacia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Maqedoni, shkruan zeri.info.

Image

Klubi i Xhudos “Polici” mori pjesë në këtë garë me 8 garues, të cilët patën një paraqitje të shkëlqyer.

Image

Nga 8 garues u fituan 6 medalje të arta, 1 e argjendtë  1 e bronztë, si dhe vendin e parë si klub për grupmoshën e kadetëve.

Image

Rezultatet janë si më poshtë:

1. Diar Jashari vendi i 3-të U12

2. Rrezarta Alimi vendi i 1-rë U12

3. Artemis Bilalli vendi i 2-të U15

4. Dardan Cena vendi i 1-rë U15

5. Dardan Cena vendi i 1-rë U18

6. Kreshnik Boroci vendi i 1-rë U18

7. Vendim Raci vendi i 1-rë U18

8. Art Thaçi vendi i 1-rë U10

Image

“Vazhdojmë me turneun e radhës në Herceg Novi të Malit të Zi. Për klubet e Judo-së " Polici" të Prishtinës dhe " Studenti" të Vushtrrisë rezultatet nuk kanë të ndalur...! Në fund e falënderojmë Kompaninë Agro Kos për mbështetje me ujin Tepelena në çdo garë!”, ka shkruar trajneri i klubit, Anton Cena. /Zëri/

Image