Pastore drejt Italisë?

Sport November 19, 2017 - 14:33

Mesfushori i Paris Saint-Germainit thotë se do të preferonte një transferim të mundshëm drejt ligës italiane nëse largohet nga Paris Saint-Germaini, transmeton zeri.info

Argjentinasi, i cili nuk është duke gjetur hapësirë të mjaftueshme te klubi parisien, ka qenë i lidhur me klube si Interi apo edhe Sevilla në Spanjë.

28-vjeçari luajti dhe shënoi në fitoren 4:1 e parisienëve 4:1 ndaj Nantes.

“Mendoj se është normale që lojtari dëshiron të luajë gjithë kohën, por është vendimi i trajnerit. Nëse mund të luaj siç bëra sot (e shtunë) do të ishte në rregull. Gjithashtu unë duhet të ruhem nga lëndimet”, deklaroi Pastore.

“Interesimi i Sevillas? Do të ishte më e mundshme që të shkojë në Italia”, shtoi ndër të tjera ish-mesfushori i Palermos./Zëri