Conte, i kënaqur me ekipin

Sport November 19, 2017 - 13:21

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte është i kënaqur me ekipin e tij pas fitores 0:4 si mysafir ndaj West Bromwichit, transmeton zeri.info

“Ne duhet të jemi të kënaqur sepse paraqitja ishte pozitive, ishte shumë e mirë. Që prej fillimit të ndeshjes ne treguam përqendrim dhe koncentrik të madh”, deklaroi Conte.

“Le të mos harrojmë se kjo ndeshje u bë e lehtë, edicionin e kaluar kemi vuajtur shumë në dy ndeshjet ndaj West Bromwichit. Kam shikuar shumë ndeshje të West Bromwichit këtë edicion dhe mendoj se kanë merituar më shumë pikë, por sot (e shtunë) luajtëm më mirë se West Bromwichi”, shtoi ai.

“Do të doja që të flisja për paraqitjen e gjithë skuadrës sepse sot treguam një kompaktësi dhe përqendrim të madh”, u shpreh strategu italian./Zëri