Zidane: Mund ta arrijmë Barçën

Sport November 19, 2017 - 13:10

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane beson se ekipi i tij mund ta arrijë Barcelonën në garën për titullin e ligës spanjolle, pavarësisht se diferenca mes tyre është 10 pikë, transmeton zeri.info

Real Madridi barazoi pa gola 0:0 në derbin lokal kundër Atletico Madridit. Por, Zidane thotë se ekipi i tij mund ta arrijë Barcelonën.

“Nuk është e pakapërcyeshme. Jam i sigurt se Barça do të lëshojë pikë. Ne duhet të vazhdojmë me punën tonë dhe kaq. Kur e shikon se janë 10 pikë, janë shumë, por do të ndryshojë. Jam i sigurt se do ta ngushtojmë distancën. Barça nuk do t’i marrë të gjitha pikët dhe ne duhet të jemi gati”, deklaroi francezi.

“Loja jonë ka qenë e mirë sot (e shtunë), thjesht nuk mund të realizonim. bashkëndjej me lojtarët, për atë që dhanë, por ne do të vazhdojmë përpara”, shtoi ai.Zëri