Roma mund të luftojë për titullin

Sport November 19, 2017 - 12:58

Portieri i Romës, Alisson është i bindur që klubi i tij mund të luftojë këtë vit për titullin e ligës italiane, transmeton zeri.info

Roma fitoi 2:1 ndaj në derbin e kryeqytetit ndaj Lazios të shtunën. Duek folur pas ndeshjes Alisson lavdëroi paraqitjen e skuadrës së tij.

“Nëse vazhdojmë kështu, me këtë qëndrim, ne mund të shkojmë larg dhe të luftojmë për ‘Scudetto’”, deklaroi Alisson.

“Por, mendimet tona janë për ndeshjen e ardhshme. Tani duhet të mendojmë për Atleticon. Për një fitim të mundshëm të ‘Scudettos’ duhet të fitojmë ndeshje. Ne besojmë në fuqinë tonë, grupi jonë është shumë i fortë”, shtoi braziliani.

“Ne luajmë për bashkëlojtarët, ne vrapojmë për njëri-tjetrin. Ndihma ndaj njëri-tjetrin na thjeshtëson punën”, u shpreh ai./Zëri