Montella: Duhet durim

Sport November 19, 2017 - 12:47

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella është i lumtur me paraqitjen e ekipit të tij, pavarësisht humbjes 2:1 nga Napoli të shtunën, transmeton zeri.info

Montella thotë se pjesa më e vështirë e këtij edicioni tashmë është tejkaluar. Humbja ndaj Napolit ishte e gjashta për Milanin në këtë edicion të ligës italiane.

“Falënderoj klubin për përkrahjen dhe besimin e dhënë”, deklaroi Montella.

“Vuaj kur shikoj tabelën, por prej tani do të kemi një kalendar më të lehtë dhe shpresojmë që këto performanca të na çojnë në rrugën e duhur. Dy humbjet e fundit ishin nga Juventusi dhe Napoli, natyrisht ata janë para nesh, por pavarësisht rezultateve, ne treguam lojë. Ne treguan karakter, ne jemi duke u rritur dhe kjo është në proces e sipër”, shtoi ai./Zëri