Nuk dua të largohem nga Tottenhami

Sport November 19, 2017 - 12:30

Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane, i cili ka tërhqur vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane, thotë se është i lumtur te londinezët dhe nuk dëshiron të largohet, transmeton zeri.info

Kane shprehet se dëshiron që ta kalojë të gjithë karrierën e tij te Tottenhamit.

Sulmuesi ka shpërthyer me golat e tij të shënuara për klubin dhe kombëtaren e tij dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, përfshirë edhe Real Madridin.

Kane, i cili është pjesë e klubit londinez që prej moshës 11-vjeçare, thotë se mund ta përfundojë karrierën e tij te Tottenhami.

“Qëllimi im është që të luaj për Tottenhamin gjatë gjithë karrierës sime”, deklaroi Kane.

“Ne kemi një skuadër fantastike, një trajner të madh, një qendër stërvitore profesionale dhe jemi duke ndërtuar një stadium të ri. Momentalisht gjithçka është duke shkuar mirë këtu dhe jam i lumtur”, shtoi ndër të tjera reprezentuesi anglez./Zëri