Barcelona nuk di për humbje në La Liga, fiton në udhëtim te Leganes

Sport November 18, 2017 - 18:19

Barcelona ka fituar në udhëtim te Leganes me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të kampionatit spanjoll, La Liga.

Skuadra e Ernesto Valverdes po tregohet çdo ditë e më shumë si kandidati kryesor për të fituar titullin këtë sezon në La Liga, pasi ende nuk di për humbje dhe ka 11 fitore dhe një barazim.

Me fitore përfundoi edhe ndeshja e fundit kampionale ndaj Leganes, të cilën e dominuan dhe menaxhuan gjatë gjithë ndeshjes.

Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 28-të, kur Luis Suarez shënoi nga afërsia për 1-0 pas një topi të kthyer nga portieri kundërshtar.

Në vazhdim të pjesës së parë, Barça pati edhe disa raste për gol, por pa arritur të gjejnë rrjetën dhe shkuan në pushim me rezultat minimal.

Në pjesën e dytë, gjiganti katalunas arriti të shënoi edhe dy gola tjerë për të siguruar fitoren e 11-të këtë sezon.

Luhej minuta e 60-të e ndeshjes kur sulmuesi uruguaian, Suarez shënoi edhe golin e dytë personal me një gjysmë volej për epërsinë 2-0.

Fitoren e Barcelonës dhe rezultatin përfundimtar e vulosi mesfushori brazilian, Paulinho, i cili shënoi për 3-0 pas asistimit të Lionel Messit.

Pas kësaj fitore, katalunasit prijnë në renditjen e La Ligas me 34 pikë, ndërsa Leganes renditet në pozitën e nëntë me 17 pikë.