Istogu e kërkon mrekullinë

Sport November 18, 2017 - 10:08

Klubi i hendbollit Istogu në konkurrencën e femrave do ta kërkojë mrekullinë në përballjen e dyfishtë që do ta ketë me skuadrën holandeze Virto – Quintus në kuadër të rrethit të tretë të Challenge Cup, shkruan sot, gazeta Zeri.

Me marrëveshje të të dyja skuadrave të dyja përballjet do të zhvillohen në Holandë të shtunën nga ora 19:15 dhe të dielën nga ora 16:15. Skuadra tjetër kosovare, Shqiponja, është eliminuar javën e kaluar nga ADA CJ Barros (16:38 e 22:37).