Kuka: Ditë e madhe dhe e bukur për popullin tonë!

Sport November 17, 2017 - 18:45

Driton Kuka është deklaruar i lumtur me triumfin e Distrias dhe Norës në ‘Grand Prix’ në Hagë.

Dy xhudistet nga Kosova, kanë arritur të fitojnë medalje të arta në Hagë.

Këtë triumf, trajneri Kuka e ka cilësuar si një ditë të madhe dhe të bukur për popullin e Kosovës.

Image

“Dy të arta!!!

Distria 52 kg e Nora 57 kg ishin në ditën e tyre,shkëlqyen dhe edhe miku ynë i pari i Federatës Botërore na uroj suksesin e madh!

Ditë e madhe dhe e bukur për popullin tonë!

Grand Prix – World Cup Hague Kosova 2 gold medals!”, ka shkruar Kuka.

Image