Distria Krasniqi fiton medalje të artë Botërore

Sport November 17, 2017 - 17:08

Distria Krasniqi nuk ka të ndalur. Pak ditë pasi e fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian në kategorinë U-23, xhudistja e njohur kosovare ka shpërthyer edhe në turneun Botëror “Grand Prix” në Hagë, i vlefshëm për ranglistën botërore, raporton “Zëri”.

Reprezentuesja e suksesshme kosovare ka arritur ta fitojë medaljen e artë në kategorinë 52 kg. Deri te vendi i parë Distria tregoi formë të jashtëzakonshme dhe ishte bindshëm më e mirë sesa kundërshtaret e saj. Në finalen e kategorisë 52 kg, garuesja kosovare e mposhtin spanjollen, Estrell Lopez Sheriff. Distria e fitoi brenda 34 sekondave finalen e madhe, me Ippon. 

Distria u kualifikua në finalen e madhe pasi në gjysmëfinale triumfoi përballë polakes Agata Perenc. Distria në rrugën drejt zonës së medaljeve paraprakisht i ka fituar dy luftëra tjera. Në xhiron e parë ajo ka fituar ndaj Julie Kemmink nga Holanda, kurse në sfidën e dytë ka fituar përballë Urantsetseg Munkhbat.

Me këtë medalje të artë Distria fiton edhe pikë olimpike për në Olimpiadën “Pekini 2020”. Sportistja e suksesshme kosovare kohëve të fundit po kalon nëpër një formë jetësore dhe po shijon suksese të jashtëzakonshme. /Zëri/