Ventura thyen heshtjen, flet për herë të parë pas dështimit të Italisë

Sport November 17, 2017 - 16:00

Giampiero Ventura ka reaguar pas shkarkimit nga posti i selektorit të Italisë.

Giampiero Ventura ka thyer heshtjen dhe ka bërë deklaratën e parë pas shkarkimit nga posti i selektorit të Italisë.

Ventura u lirua nga posti pas humbjes nga Suedia me rezultat të përgjithshëm 1:0 në play-off për kualifikim në “Kampionatin botëror 2018”.

“Humbjet, sidomos ato më të dhimbshmet, nuk mund të shpjegohen me vetëm një të vërtetë. Do të jem tifozi i parë, pasardhësit tim i uroj ta dërgojë Italinë atje ku e meriton”, u shpreh Ventura, përcjell “lajmi.net”.

“Kanë qenë dhe janë ditët më të vështira dhe ndjej një mungesë të madhe brenda vetes me dështimin për kualifikim në Botëror”, shtoi ai.

“Posti i selektorit më ka transmetuar krenari dhe kam punuar edhe me veten time, me qetësi dhe profesionalizëm. Kam punuar me një grup të futbollistëve të cilët nuk do të ndalem kurrë në falenderim”. përfundoi ai.