PSG-ja mohon zërat se Neymar ka klauzolë lirimi në kontratë

Sport November 17, 2017 - 15:17

Paris Saint-Germain i ka mohuar lajmet se ylli i saj brazilian, Neymar, ka klauzolë lirimi në kontratën e tij me skuadrën nga kryeqyteti francez.

Neymar tronditi të gjithë verën që lamë pas duke kaluar nga Barcelona në PSG, pasi gjiganti francez e aktivizoi klauzolën që ai kishte me Barçen, duke paguar 222 milionë euro për shërbimet e tij, transmeton Express.

Së fundmi është raportuar se Neymar ka klauzolë më PSG-në me shifër të njëjtë si në kontratë me Barcelonën, diçka që tani klubi francez e mohon fuqishëm.

Në një komunikatë për media të publikuar sot, PSG insistoi se nuk ekziston ndonjë klauzolë e tillë në kontratën e Neymarit.