Drenica mposht Prishtinën, barazon Vëllaznimi me Gjilanin

Sport November 17, 2017 - 14:52

FC Prishtina është befasuar sërish nga Drenica. Kjo e fundit e ka mundur ekipin bardh e kaltër me rezultat 0:2, në kuadër të kampionatit kosovar. Golat e Abazit dhe Hamitit ia kanë dhënë tri pikë ekipit drenica.

Kurse, ndeshja në mes Vëllaznimit dhe Gjilanit ka përfunduar pa fitues dhe pa gola.

Ndërsa, Flamurtari ka shënuar fitore të madhe ndaj Besës, 3:1.