Nora dhe Distria sigurojnë medalje, janë në finale

Sport November 17, 2017 - 14:34

Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi po shkëlqejnë në turneun botëror të xhudos, “Grand Prix”, i cili po mbahet në Hagë të Holandës, i vlefshëm për ranglistën botërore, raporton "Zëri".

Të dyja garueset kosovare janë kualifikuar në finale, me çka nënkuptohet se medalje të argjendta tashmë kanë siguruar. Por, Distria pas pak do ta kërkojë medaljen e artë në kategorinë 52 kg, kurse Nora do ta kërkojë të artën në kategorinë 57 kg.