Kaka: Mund ta trajnoj Milanin

Sport November 17, 2017 - 13:38

Ish-futbollisti i Milanit, Kaka thotë se mund të bëhet trajner i gjigandit italian në të ardhmen.

“Të bëhem trajner si Zidane? Do të doja që të qëndroj në futboll, ndoshta si trajner ose si drejtor sportiv”, deklaroi Kaka.

“Të trajnoj Milanin? Pse jo? Milani ende është në zemrën time si të gjitha klubet me të cilat kam luajtur. Dera ime është e hapur për të gjithë”, shtoi ish-reprezentuesi brazilian./Zëri