Ronaldo dëshiron 7 fëmijë dhe 7 “Topa të Artë”

Sport November 17, 2017 - 13:12

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo thotë se dëshiron të ketë shtë fëmijë dhe po aq “Topa të Artë”, transmeton zeri.info

Ronaldos së fundmi i ka lindur fëmija i katërt dhe pritet që të fitojë “Topin e Artë” gjatë muajit të ardhshëm.

Por, 32 vjeçari është kritikuar së fundmi për shkak se ka realizuar vetëm një gol në shtatë ndeshje të La Ligës.

“Jam i lumtur dhe ndihem mirë, ju duhet të qëndroni të qetë dhe të vazhdoni punën sepse natyrisht mund të bëni më mirë. Ju më shikoni si një makineri golash, si një person i cili duhet të shënojë gjatë gjithë kohës”, deklaroi Ronaldo.

“Unë gjykohem vetëm nga golat, gjë e cila jo gjithmonë është më e rëndësishmja. E pranoj kritikën, por nuk pajtohem”, shtoi portugezi.

“Unë dua shtatë fëmijë dhe po aq ‘Topa të Artë’. Kjo nënkupton që unë nuk dua që të ndalem këtu. Për aq kohë sa luaj, unë do të fitojë sa të mundem”, u shpreh ai./Zëri