Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit duhet të japë dorëheqje

Sport November 17, 2017 - 11:05

Kryetari i Unionit të Lojtarëve Italianë, Damiano Tommasi thotë se presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Carlo Tavecchio  duhet të japë dorëheqje, transmeton zeri.info

Presioni ndaj Tavecchios është rritur pas dështimit të Italisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës dhe Tommasi shprehet se duhet të bëhen reforma të thella.

“Ne jemi të gatshëm që ulemi në një tavolinë dhe të diskutojmë për çështjet më kritike pa frikë që të kopjojmë praktikat e mira nga shtetet tjera. Ndoshta do të gjejmë një kandidat me të njëjtin mendim si ne, por së pari duhet t’iu themi stop disa gjërave”, tha Tommasi.

“Nëse kemi mbetur jashtë Kupës së Botës është sepse të dyja, Federata dhe klubet nuk kanë menduar për një projekt sportiv për kaq shumë vite”, shtoi ai.

“Të gjithë po pyesin: Tavecchio shkarkoi trajnerin, por nuk u largua vetë? Ky është konsensusi. Ne shpresojmë që pas të hënës, gazetat do të vazhdojnë luftën e tyre, duke mos qenë të lumtur vetëm me emërimin e një trajneri të madh”, u shpreh Tommasi./Zëri