Szczesny, i gatshëm për të zëvendësuar Buffonin

Sport November 17, 2017 - 10:51

Gruaja e portierit Wojciech Szczesny, Marina Luczenko thotë se burri i saj është I gatshëm për të qenë numri një i Juventusit, transmeton zeri.info

Szczesny iu bashkua gjigandit torinez nga Arsenali gjatë verës, pas dy sezoneve të kaluara në Serie A i huazuar te Roma.

“Ai është duke punuar shumë dhe objektivi I tij është që të bëhet numri një pas pensionimit të Buffonit”, deklaroi Marina për “Gazzetta dello Sport”.

“E di sesa shumë është duke mësuar Wojciech duke qenë afër një legjende si ai, është një përvojë unike. Ata janë bërë shokë të mirë, janë shoqëruar shpejtë me njëri-tjetrin dhe kanë të njëjtin objektiv, të fitojnë”, shtoi ajo.

“Mendoj se do ta bëjnë këtë gjë përsëri këtë edicion”, u shpreh këngëtarja./Zëri