Milanit i nevojitet kohë

Sport November 17, 2017 - 10:39

Mbrojtësi i Milanit, Ricardo Rodriguez thotë se gjigandit italian dhe trajnerit Vincenzo Montella i nevojitet kohë, transmeton zeri.info

Montella është vënë nën presion pas një fillimi të dobët të edicionit. Milani zë vetëm vendin e shtatë në tabelë dhe ka mbetur 11 pikë prapa zonës së Ligës së Kampionëve.

“Të jem vendimtar kundër Napolit ashtu siç isha me Zvicrën? Pse jo? Unë gjithmonë mund të shënoj”, tha reprezentuesi zviceran.

“Sigurisht që do të ishte më logjike që të presësh një gol nga Kalinic apo Suso, por jo gjithmonë. Gjithashtu mund të shënohet një autogol. Ne do të shkojmë me objektivin që të mposhtim Napolin. Ata janë të mirë, por edhe ne kemi shumë kualitet në skuadrën tonë”, shtoi ai,

“Edhe nëse gjërat shkojnë keq, ne nuk duhet të thyhemi. Futbolli gjithmonë të ofron një tjetër mundësi”, u shpreh Rodriguez./Zëri