Ronaldinho do e mbështeste largimin e Messit

Sport November 16, 2017 - 12:34

Ish-futbollisti i Barcelonës, Ronaldinho thotë se do ta mbështeste Lionel Messin nëse do të vendoste që të largohet nga klubi katalonas, transmeton zeri.info

Messi është pajtuar për rinovim të kontratës gjatë verës, por ende nuk e ka nënshkruar atë.

“Është e vështirë për mua që ta them sepse e kam shok të ngushtë”, deklaroi ish-reprezentuesi brazilian.

“Dhe si një shok të ngushtë që e kam, gjithmonë do të bëj tifo për lumturinë e tij. Nëse zemra e tij i thotë që të shkoj në një klub tjetër, edhe pse unë jam ambasador i Barcelonës, do ta përkrahja atë, por do të doja që ai të qëndrojë në Barcelonë. Kudo që të luaj, ai do të bënte një diferencë të madhe në lojën e futbollit”, shtoi ndër të tjera Ronaldinho./Zëri