Milani do ta sigurojë Championsin

Sport November 16, 2017 - 10:38

Mbrojtësi i Milanit, Andrea Conti beson se klubi i tij do ta sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm, transmeton zeri.info

Reprezentuesi italian momentalisht është duke e rimarrë veten nga një lëndim të rëndë në ligamente.

“15 ditët e para ishin shumë të vështira. Ata më thoshin që të pushojë, kaloja prej krevatit në divan dhe pastaj nuk mund të flija natën. Dhimbja më e madhe ishte gjatë tre minutave të parë”, deklaroi Conti.

“Më thanë që do të kthehesha në mars, por kjo varet nga reagimi i gjurit. Ende nuk bëj asgjë me topin, thjesht disa pasime të vogla”, shtoi ai.

“Unë do ta marr shtruar, por ne do të hymë në Ligën e Kampionëve. Juventusi dhe Napoli janë para të tjerëve, pastaj Interi ka bërë mirë dhe janë Roma dhe Lazio. Ne do të luftojmë me ta”, u shpreh italiani./Zëri