Zyrtare: Drogba merr një vendim për futbollin

Sport November 15, 2017 - 18:38

Sulmuesi Didier Drogba ka njoftuar se do të pensionohet në nëntor të vitit 2018

Ish-sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba do të tërhiqet nga futbolli në fund të sezonit të ardhshëm në United Soccer League në nëntor të 2018.

Ai thotë se dikur vjen një moment kur e kupton se duhet të ndalosh dhe të mendosh për projekte të reja.

“Mendoj se viti i ardhshëm do të jetë i fundit për mua si futbollist”, tha Drogba për radion RMC Sport.

“Vjen një moment që e kupton se duhet të ndalosh dhe duhet të gjesh kohën për projekte të reja. Është bukur të luash futboll, por mosha ime po me kufizon”. /Express/