Zyrtare: VAR edhe në La Liga

Sport November 15, 2017 - 17:10

Kryetari i Komitetit Teknik të Gjyqtarëve në Spanjë, Sanchez Arminio ka njoftuar se VAR (Video Assistant Referee) do të përdoret në La Liga nga sezoni i ardhshëm

La Liga spanjolle e futbollit nga sezoni i ardhshëm 2018/19 do të përdor sistemin VAR, i cili do t’i ndihmojë gjyqtarët në rastet më të rëndësishme të ndeshjes.

Kjo është konfirmuar nga vet kryetari i Komitetit Teknik të Gjyqtarëve në Spanjë, Sanchez Arminio.

Por, VAR nuk do të përdoret edhe në ligën e dytë spanjolle, e cila duhet të pres deri në sezonin 2019/20.

Tashmë VAR praktikohet në Bundesligan gjermane dhe në Serie A italiane. /Express/