Vertonghen i gatshëm për Arsenalin

Sport November 15, 2017 - 12:18

Mbrojtësi i Tottenhamit, Jan Vertonghen thotë se është në formë dhe i gatshëm për derbin ndaj Arsenalit të shtunën, transmeton zeri.info

Vertonghen ka vuajtur për shkak të një lëndimi në nyjë gjatë javëve të fundit dhe ishte lënë jashtë ekipit të Belgjikës për ndeshjen ndaj Meksikës në fundjavën e kaluar.

Por, ai u kthye në fitoren 1:0 ndaj Japonisë të martën, duke i dhënë trajnerit të Tottenhamit, Mauricio Pochettino një siguri të madhe para ndeshjes me Arsenalin.

“Asgjë për t’u shqetësuar. Kam vuajtur për dy javë dhe kjo është arsyeja pse nuk kam luajtur ndaj West Hamit në ‘Carabao Cup’, por gjithçka është mirë, ndihem shumë mirë sot, jam i gatshëm për fundjavë”, deklaroi Vertoghen, i cili është paraqitur në 15 ndeshje këtë edicion me fanellën e Tottenhamit./Zëri