Presidenti i La Ligës flet për rinovimin e kontratës së Messit

Sport November 15, 2017 - 12:02

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas thotë se ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka rinovuar kontratën me klubin e tij, transmeton zeri.info

E ardhmja e reprezentuesit argjentinas është vënë në dyshime të shumta, me kontratën e tij të mundshme që skadon në qershor.

Nëse Messi nuk nënshkruan ndonjë kontratë të re, atëherë ai do të ishte në gjendje që prej janarit të fillonte bisedimet me klubet e tjera.

Sidoqoftë, Tebas thotë se sulmuesi nuk do të shkojë askund sepse argjentinasi ka nënshkruar tashmë rinovimin e kontratës. “Messi ka një kontratë, e cila tashmë është rinovuar”, deklaroi Tebas.

“Kontratat janë zyrtare kur nënshkruhet dhe jo kur të bëhet njoftimi që janë nënshkruar. Messi ka nënshkruar me Barcelonën, nëse nuk jam gënjyer, ai ka nënshkruar”, shtoi ai ndër të tjera./Zëri