Deulofeu falënderues ndaj Milanit

Sport November 15, 2017 - 11:52

Sulmuesi i Barcelonës, Gerard Deulofeu thotë se kurrë nuk do ta harrojë përvojën e tij gjashtë mujore te Milani, transmeton zeri.info

Deulofeu po vuante që të gjente formën e tij më të mirë te Ervertoni para se të huazohej te gjigandi italian në janar të këtij viti.

Katër golat e tij në 18 paraqitje për Milanin ia siguruan atij rikthimin te Barcelona.

“Loja me klubet e tjera jashtë Barcelonës më ka shërbyer për mirë”, deklaroi reprezentuesi spanjoll për “Mundo Deportivo”.

“Tek Milani për shembull, u bëra burrë. Kurrë nuk do ta harroj përvojën time te kuqezinjtë, periudhë gjatë së cilës gjithashtu lindi bija ime”, shtoi sulmuesi, i cili është paraqitur në 13 ndeshje këtë edicion me fanellën e Barcelonës dhe ka realizuar 2 gola dhe 3 asistime./Zëri