Martial nuk ka asnjë problem me Mourinhon

Sport November 15, 2017 - 11:40

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Anthony Martial thotë se nuk ka asnjë problem me trajnerin Jose Mourinhom, pavarësisht paraqitjeve të pakta të tij si titullar me “djajtë e kuq”, transmeton zeri.info

Reprezentuesi francez është paraqitur vetëm tre herë si titullar në këtë edicion.

Sidoqoftë, ai ka arritur që deri më tani të realizojë 4 gola.

“Ai është i vështirë për të gjithë ne dhe është i vështirë me mua, nuk ka ndonjë gjë tjetër”, deklaroi Martial.

“Por, unë e di se kjo është për të mirën time. Por, gjithashtu e di se ai më pëlqen si person, kështu që disiplina nuk është një problem që bëhet për arsye të gabuara”, shtoi francezi.

“Por, objektivi, sigurisht është që të na ketë neve në një gjendje të mirë, të jemi të gatshëm për të luajtur në çdo ndeshje dhe kjo është ajo që shpresoj të bëj”, u shpreh sulmuesi./Zëri