Maradona dëshiron ta drejtoj Argjentinën

Sport November 15, 2017 - 10:53

Legjenda argjentinase e futbollit, Diego Armando Maradona thotë se dëshiron që të rikthehet në krye të përfaqësueses, transmeton zeri.info

Ish-futbollisti i Napolit kishte postuar një grafikë në rrjetin social “Instagram”, në të cilën tregohej se Maradona kishte përqindjen më të mirë të fitoreve krahasuar me trajnerët e fundit të Argjentinës.

“Kush fitoi më shumë? Bëni kalkulimet e juaja. Jam i nervozuar sepse ata janë duke na humbur prestigjin, por nuk është faji i djelmoshave. Dua të rikthehem”, deklaroi Maradona, i cili kishte drejtuar përfaqësuesen argjentinase gjatë viteve 2008-2010.

Ai sapo ka rimarrë veten nga një operacion në shpatull dhe momentalisht është duke punuar me Al-Fujairah SC në Emiratet e Bashkuara Arabe./Zëri