Neymar i mirëpritur te Reali

Sport November 15, 2017 - 10:25

Mesfushori i Real Madridit, Casemiro thotë se bashkëkombësi i tij Neymar gjithmonë do ta ketë derën e hapur te gjigandi spanjoll, transmeton zeri.info

Casemiro shpreson që sulmuesi i Paris Saint-Germainit t’i bashkohet klubi madrilen. 25-vjeçari ka qenë i lidhur me një kalim te Real Madridi, pavarësisht se sapo i është bashkuar klubit parisien në afatin kalimtar të janarit.

“Ai është një yll. Ai e di se çfarë po bën. Ai është një lojtar i madh dhe gjithmonë do të jetë i mirëseardhur te Real Madridi”, deklaroi Casemiro.

“Shpresoj që të vij, por ai është i lumtur në klubin e tij”, shtoi ndër të tjera reprezentuesi brazilian, i cili është paraqitur 16 herë më fanellën e Real Madridit këtë edicion dhe ka realizuar 3 gola./Zëri