Januzajt i ndodh ajo që pak kush e priste në Real Sociedad

Sport November 15, 2017 - 09:47

Adnan Januzaj ka filluar të këndellet tek Real Sociedad.

Mesfushori shqiptar me nënshtetësi belge në verën që shkoi u largua nga Manchester United për tu transferuar tek skuadra spanjolle.

Starti i tij në LaLiga lë shumë për tu dëshiruar, pasi që e kishte filluar dobët.

Më vonë ai pësoj një lëndim tejet serioz, ku u mendua se karriera e tij është në dyshime dhe se mund të largohej edhe nga Real Sociedad.

Por, Mundo Deportivo shkruan tani se Januzaj mund të jetë psardhësi i Carlos Velas tek skuadra spanjolle, përcjell “GazetaOlle.com”.

Vela ka kaluar më shumë se shtatë vite tek Sociedadi, andaj ai do të largohet në fund të këtij sezoni.

Kështu, Januzaj shihet si pasardhësi i tij, por që nuk përjashtohet edhe Loren, që është një talent i jashtëzakonshëm.

Januzaj u largua nga Manchester United, pas dy huazimeve të dështuara tek Dortmundidhe Southamptoni, ndërsa tek Real Sociedadi u transferua në verën që shkoi, por që ka një klauzolë për rikthim në ‘Old Trafford’.