Sport

Shqipëria mundi Turqinë, por Duka kritikon ashpër ekipin për një arsye

Shqipëria mundi Turqinë, por Duka kritikon ashpër ekipin për një arsye
14 nëntor 2017 • 21 : 29

Pavarësisht fitores 2-3 në miqësoren ndaj Turqisë, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, nuk ka qënë plotësisht i lumtur nga loja e ekipit Kombëtar.

Në një prononcim për “Supersport” nga aeroporti i Rinasit, Duka deklaroi se skuadra duhet të nxjerrë mësim nga gabimet e bërë në miqësoren ndaj Turqisë në mënyrë që ato gabime mos përsëriten në ndeshjet zyrtare.

Miqësorja ndaj Turqisë

“Jam i kënaqur me rezultatin e ekipit dhe me përgatitjen që i bënë ndeshjes dhe atë çfarë dhanë në fushë. Në një ndeshje miqësore është i rëndësishëm eksperimenti teknik dhe nëse merr një fitore, është një kënaqësi më shumë. Duhet të nxjerrim mësime nga gjërat që bëmë keq, për t’i korrigjuar në të ardhmen. Edhe kjo ndeshje nuk ka pasur pak gabime, por shpresojmë të mos i përsërisim më. Nuk duhet të bëjmë gabime amatoreske.”

LEXO EDHE: 'Çmenden' turqit, ja çfarë thonë pas humbjes ndaj Shqipërisë

Kualifikimi në Europianin 2020

“2020-a? Kam shumë besim te skuadra. Ka të gjitha mundësitë për të fituar çdo ndeshje, por s’mund të themi që jemi një skuadër e madhe, që mund të marrim 3 pikët në çdo takim. Me një short të mirë, i kemi të gjitha mundësitë për të arritur në Europianin e 2020-ës.”

Besimi tek trajneri Panuçi

“Rruga është shumë e gjatë dhe ne kemi objektivat tona për 2020-ën, por nëse do të kualifikohemi, do të falënderojmë Panuçin dhe të tjerët. Kemi eksperienca pozitive, kur ekipi rri më shumë bashkë. Në shtator do të presim shortin.”

© zëri.info