Shokon Ronaldo: Kërkon largimin nga Reali!

Sport November 14, 2017 - 17:44

Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Real Madridi. “Bombën” e radhës e ka lëshuar televizioni spanjoll “Chiringuito TV”.

Në fakt, përfaqësuesi portugez po kalon nëpër një formë të dobët në muajt e fundit, duke realizuar vetëm një gol në La Liga këtë sezon deri më tash.

Dhe “CR7”-shi raportohet se është i gatshëm të largohet nga “Santiago Bernabeu” më 30 qershor të vitit 2018, pasi e ka refuzuar ofertën për vazhdimin e kontratës me “Los Blancos”.

Momentalisht, kërkesa e katër herë fituesit të “Topit të Artë” për t’u larguar është refuzuar nga presidenti i madrilenëve, Florentino Perez, por duket se një gjë e tillë do të ndodhë gjithsesi verën e ardhshme.

Ronaldo, ndërkohë, është favorit për ta fituar “Topin e Artë”, të pestin në karrierë. /Zëri/