Mbrojtësi më i mirë në botë

Sport November 14, 2017 - 17:41

Ylli i Real Madridit dhe Spanjës Sergio Ramos është mbrojtësi më i mirë në botë për vitin 2017 sipas portalit të njohur sportiv “Goal.com”, raporton zeri.info.

31-vjeçari e kaloi edhe një sezon të jashtëzakonshëm, duke u bërë lojtari i parë që i udhëheq “Los Blancos” drejt triumfit në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve në të njëjtin sezon, që prej Juan Alonsos, i cili e kishte arritur një gjë të tillë në vitin 1958.

Ramos kontribuoi me 10 gola mbresëlënës në suksesin madrilen, statistikat e tij më të mira në karrierë.

Ai e barazoi rezultatin me Barcelonën në 1:1, si dhe shënoi në fitoren dramatike ndaj Real Betisit.

Gjithashtu, shënoi edhe ndaj Napolit në Champions dhe ishte vendimtar në shumë ndeshje.

Si rezultat i ndërhyrjeve të tij vendimtare dhe golave të shënuar kampioni i botës përfundoi në vendin e parë të “Goal 50”, përpara Leonardo Bonuccit dhe Dani Alvesit, të cilët përfunduan në pozitat dy dhe tre. /Zëri/