Kosova me tri rekorde

Sport November 14, 2017 - 16:13

Miqësorja e së hënës ndërmjet Kosovës dhe Letonisë (4:3) i ka regjistruar tri fakte të rëndësishme, shkruan zeri.info.

Kosova për herë të parë brenda 90 minutave lojë ka arritur t’i shënojë katër gola.

Ndërsa kapiteni i saj, Samir Ujkani, bëhet lojtari me më së shumti paraqitje. Duke luajtur ndaj Letonisë Ujkani regjistroi paraqitjen e 15-të për Kosovën.

Ndërsa Elbasan Rashani është bërë golashënuesi më i mirë i Kosovës. Goli ndaj Letonisë ishte i treti i Rashanit me fanellën verdhekaltër. /Zëri/