Sport

Reali ofron shumë marramendëse për Neymar

Reali ofron shumë marramendëse për Neymar
14 nëntor 2017 • 16 : 08

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është i vendosur që ta transferojë Neymarin nga Paris Saint-Germaini dhe do t’ia ofrojë gjigantit francez dyshen Toni Kroos e Gareth Bale si pjesë e kësaj marrëveshjeje eventuale.

Këtë e ka bërë të ditur portali “Don Balon”, raporton zeri.info.

Sipas raportimeve, ky transferim do t’u kushtojë “Los Blancos” rreth 400 milionë euro, ndërsa gjiganti spanjoll ndien se lojtari do ta zëvendësonte dyshen Kroos e Bale.

Momentalisht PSG-ja nuk duket e gatshme ta shesë lojtarin, por kampioni evropian nuk do të dorëzohet derisa ta sjellë në Madrid futbollistin që e kërkonte disa vite më parë, para se ai të transferohej në Barcelonë.

Nëse jo verën e ardhshme, Reali do të provojë ta bëjë të vetin përfaqësuesin brazilian në verën e vitit 2019. PSG-ja e bleu Neymarin për 222 milionë euro. /Zëri/

© zëri.info