Sport

Ja ku mund ta shikoni ndeshjen, Azerbajxhan U21 – Kosovë U-21

Ja ku mund ta shikoni ndeshjen, Azerbajxhan U21 – Kosovë U-21
14 nëntor 2017 • 15 : 42 Foto: Driton Bublaku

Kosova U-21 po luan përballë Azerbajxhanit U-21, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Djelmoshat e Rafet Prekazit po luajnë nga ora 15:00, por, dilema më e madhe është se kush e transmeton takimin.

Në Kosovë, asnjë televizion nuk ka arritur të marrë të drejtat për transmetim, shkruan “GazetaOlle.com”.

Mirëpo, ndeshjen mund ta shikoni në Youtube.

UEFA paraprakisht i ka publikuar formacionet zyrtare të të dyja skuadrave.

Kosova po luan me: Bekaj, Kolgeci, Ismajli, Feka, Hasani, Broja, Bytyqi, Jashari, Daku, Krasniqi dhe Loshaj, shkruan “GazetaOlle.com”.

Befasi është aktivizimi i Mirlind Dakut dhe Muharrem Jasharit.

Kujtojmë që të enjten, Kosova pësoi humbje të enjten 4:0 nga Izraeli U-21 në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

© zëri.info