LeBron e kryen lojën vetë!

Sport November 14, 2017 - 14:07

LeBron James ka shkëlqyer tek Clevelandi, në fitoren ndaj New Yorkut, raporton zeri.info.

Cavs e përmbysën rezultatin në periudhën e fundit falë yllit të tyre, edhe pse ishin në disavantazh prej 23 pikësh.

James ka realizuar dyshifror të trefishtë me 23 pikë në fitoren 104:101.

Ndërkohë, Atlanta e pësoi një tjetër humbje, duke u mposhtur në fund nga Pelicans.

Rrugëtimi i Golden States nuk po di të ndalet, përkundër mungesës së Curryt. Orlanda përfundoi në “tapetë” falë periudhës së tretë të shkëlqyeshme të Warriors, të cilët e regjistruan fitoren e shtatë radhazi.

Philadelphia, falë dominuesit Embiid (32 pikë e 16 kërcime), dhe një Covington të shkëlqyeshëm, e “rrëmbeu” parketin e Clippers.

Buzëqeshi edhe Los Angelesi, pasi Lakers ishte i suksesshëm ndaj Phoenixit. Fitore shënuan edhe Milwaukee, Washingtoni e Portlandi.

Rezultatet: New York – Cleveland 101-104, New Orleans – Atlanta 106-105, Golden State – Orlando 110-100, LA Clippers – Philadelphia 105-109, Utah – Minnesota 98-109, Milwaukee – Memphis 110-103, Washington – Sacramento 110-92, Phoenix – LA Lakers 93-100 e Portland – Denver 99-82. /Zëri/