Sahiti flet pas fitores ndaj Letonisë
Sport
November 13, 2017 - 22:19
Trajneri I Kosovës, Muharrem Sahiti ka thënë fjalët e para pas fitores 4:3 ndaj Letonisë, raporton zeri.info
“Një fitore vërtet e madhe, por e mundimshme. Nuk luajtëm edhe aq mirë, por e rëndësishme është fitorja”, deklaroi Sahiti
“Ju e patë gëzimin e lojtarëve pas golit të katërt. Kjo tregon se në çfarë situate kanë qenë lojtarët nga ngarkesa psikologjike dhe jam i lumtur që shënuan”, shtoi ai. /Zëri