Kosova fiton në ndeshjen e ‘çmendur’

Sport November 13, 2017 - 19:22

Kosova ka shënuar fitore 4:3 në miqësoren ndaj Letonisë, raporton zeri.info

Letonia kaloi e parë në epërsi me anë të Glebs Kluskins në minutën e 11-të, por Amir Rrahmani (13’) e barazoi rezultatin pas vetëm dy minutash.

Epërsinë e Letonisë e riktheu Valerijs Sabala në minutën e 30-të, ndërsa rezultatin përfundimtar të pjesës së parë në 2:2 e vulosi Vedat Muriqi (45’)

Pjesën e dytë më mirë e filluan mysafirët, të cilët përsëri kaluan në epërsi falë golit të Glebs Kluskins në minutën e 59-të, por gjithçka ndryshoi në dhjetë minutat e fundit të takimit.

Së pari rezultatin e barazoi Elbasan Rashani në minutën e 86-të, ndërsa golin e përmbysjes së madhe në këtë takim e realizoi Besar Halimi (94’)./Zëri

Image

 

- Rezultati përfundimtar është 4:3

- Besar Halimi shënon golin e katërt për Kosovën në minutën e 94-të

- Elbasan Rashani shënon golin e barazimit për Kosovën në minutën e 86-të

Image

- Kluskins shënon golin e tretë për Letoninë në minutën e 59-të

Image

- Fillon pjesa e dytë

- Përfundon pjesa e parë

Image

Image

- Vedat Muriqi barazon rezultatin në 2:2 në minutën e 45-të

Image

- Letonia shënon golin e dytë në minutën e 31-të.

Image

Image

- Amir Rrahmani barazon rezultatin në 1:1 në minutën e 13-të

- Letonia kalon në epërsi 0:1 në minutën e 11-të me anë të Kluskins 

Image

Image

- Fillon takimi

- Intonohen himnet e të dyja përfaqësueseve