Klopp i shqetësuar për Manen

Sport November 13, 2017 - 16:17

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është i shqetësuar nga lëndimi i sulmuesit Sadio Mane dhe thotë se klubi do ta vëzhgoj më afër gjendjen e lojtarit në ditët vijuese, transmeton zeri.info

Mane është liruar nga përfaqësuesja e Senegalit dhe është kthyer në Angli për t’i nënshtruar disa testeve mjekësore, të cilat lidhen më një problem që sulmuesi e kishte pasur edhe më herët në tetor.

“Së pari dhe mbi të gjitha duhet t’i uroj Senegalit për kualifikimin në Kupën e Botës. Kjo është një lajm fantastik për shtetin dhe për lojtarët, përfshirë edhe Sadion”, deklaroi Klopp.

“Në veçanti për kthimin e tij të hershëm në ‘Melwood’, na shqetëson që lëndimi në gju është përsëri në agjendë dhe do të jetë e rëndësishme që ne ta përcjellim dhe ta menaxhojmë në ditët e ardhshme”, shtoi gjermani./Zëri