Donjeta do ta kërkojë titullin e kampiones botërore

Sport November 13, 2017 - 13:57

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku do të mundohet ta fitojë titullin e kampiones së botës për juniore, në Kampionatin Botëror të boksit për të rinj, që do të mbahet nga 19 deri më 26 nëntor, shkruan zeri.info.

Boksierja më e mirë kosovare ishte shpallur nënkampione e botës në vitin 2015, ndërsa tash do të synojë ta përmirësojë këtë arritje, për ta fituar medaljen e artë në këtë eveniment prestigjioz.

“Donjeta është e gatshme të mbroj titullin e nënkampiones dhe të luftoj për titull e kampiones së Botës për juniore. Ajo së bashku me trajnerin Besim Brahimi janë në kampin stërvitor në Sofje, i cili organizohet enkas për Kampionatin Botëror në Guwahati të Indisë. Boksierja Donjeta, Besim Brahimi dhe gjyqtari Latif Demolli janë në pritje për mundësinë e pajisjes me viza për Indi, pasi që shteti i Indisë nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe pasaportat e saja”, thotë Federata e Boksit të Kosovës. /Zëri/