Zvicra e shqiptarëve kualifikohet në Botëror

Sport November 12, 2017 - 19:50

Zvicra ka siguruar kualifikimin në Kupën e Botës pas triumfit me rezultatin e përgjithshëm 1:0 në ndeshjet e “Play-Off”-it ndaj Irlandës së Veriut, transmeton zeri.info

Zvicra kishte fituar ndeshjen e parë në udhëtim 1:0, kurse i ka mjaftuar barazimi pa gola 0:0 në ndeshjen kthyese për të siguruar shkuarjen në Botëror.

Në takimin e sotëm nga fillimi luajtën tre shqiptarë Xherdan Shaqiri, Blerim Xhemaili dhe Granit Xhaka, ndërsa më vonë u inkuadrua edhe Admir Mehmedi./Zëri